Tjetër gol në Turqi me Konyasporin

Futboll

Tjetër gol në Turqi me Konyasporin

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 22:51
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi i pandalshëm në Turqi.

Sulmuesi i kombëtares gjeti golin me fanellën e Konyaspor në ndeshjen që këta të fundit po luajnë për llogari të kampionatit turk ndaj Basaksehir në transfertë.

33-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 53-të teksa lëshoi një diagonale të fortë tokazi, me portierin kundërshtar që nuk mundi të bënte asgjë për të evituar golin.

Cikalleshi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa sulmuesi shkon në kuotën e tre golave në katër ndeshje në elitën turke.

Një lajm i shkëlqyer ky edhe për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho në prag të dy ndeshjeve të kombëtares ndaj Çekisë në transfertë dhe Polonisë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat