Besa prezantoi talentin 19-vjeçar

Futboll

Besa prezantoi talentin 19-vjeçar

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:06
Besa

Besa e Dobridollit vazhdon përforcimet në ekip edhe pasi ka nisur sezoni i ri në Ligën e Dytë. Kësaj here ata kanë vendosur të përforcojnë mbrojtjen.

Besa në faqen e saj zyrtare në Facebook ka prezantuar mbrojtësin e djathtë Burim Saliji. Talenti 19-vjeçar nga Kumanova vjen te Besa nga Akademia e Rabotniçkit.

Besa nesër në Vrapcishtë në kuadrin e javës së 4-të të Ligës së dytë e pret Sasën  nga Makedonska Kamenica. Takimi luhet në Vrapcishtë me fillim prej orës 16:00.

Besa nga tre ndeshje të lujtura ka po aq fitore dhe me 9 pikë është në krye të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat