Merkaj shndërrohet në një sulmues te skuadra

Futboll

Merkaj shndërrohet në një sulmues te skuadra

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:32
Silvio Merkaj

Sulmuesi shqiptar Silvio Merkaj, po shndërrohet në një bomber te skuadra e Sudtirolit në Serinë B italiane.

25-vjeçari ishte protagonist ditën e sotme, teksa realizoi dhe asistoi në triumfin 3-1 me përmbysje që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Askolit.  

Merkaj u hodh në fushë me fillimin e pjesës së dytë, teksa në minutën e 53-të, me një nuhatje prej bomberi të vërtetë, vendosi baraspeshën.

11 minuta më vonë, vlonjati u bë protagonist me asist për golin e dytë të shënuar nga Kasiraghi.

Ndërkohë sfidën e vulosi po Kaziraghi, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 83-të nga pika e bardhë e penalltisë.  

Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat për Sudtirolin e Merkajt që është pozicionuar në vendin e katërt me 7 pikë në 3 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat