Xavi “bekon” afrimet e fundit

Futboll

Xavi “bekon” afrimet e fundit

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:53
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka komentuar merkaton e katalanasve në intervistën e dhenë para sfidës me Osasunën.

Ai u shpreh i kënaqur me lëvizjet e klubit në këtë sesion të  merkatos, duke theksuar se u afruan lojtarët e nevojshëm për të përforcuar ekipin:

“Kemi një ekip më të mirë nga se e kishim më përpara, jam i kënaqur me punën e drejtuesve, sidomos në kushtet ku ndodhet klubi. Lojtarët që u larguan, e bënë me dëshirën e tyre”

Xavi foli dhe për blerjet e ditës së fundit të katalanasve, ku nuk i kurseu superlativat për dyshen Felix-Cancelo:

“Cancelo më ka pëlqyer gjithmonë, është lojtar që ka luajtur në nivele të larta dhe është fitues. Ndërsa Felix mund të luajë në disa pozicione, kjo është diçka pozitive sepse mund të përgjigjet kudo ka nevojë ekipi”.

Trajneri u ndal të fliste edhe për ndeshjen e radhës të katalanasve kundër Osasunas, teksa e konsideroi ndeshjen si të komplikuar:

“Osasuna? Luajnë fort në shtëpi, do të jetë një ndeshje e komplikuar. Sapo janë eliminuar nga Conference League dhe nuk janë në situatën më të mirë të mundshme, megjithatë do të jetë e vështirë”.

Barcelona do të kërkojë fitoren e tretë në këtë sezon të La Ligas në transfertën e Osasunas, sfida do të zhvillohet këtë të diel, në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat