Sadiku ia del në Indi

Futboll

Sadiku ia del në Indi

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:24
Mohun Bagan

Aventura e Armando Sadikut ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme në Indi, aty ku vetëm pak ditë pasi debutoi me skuadrën e Mohun Bagan, ka arritur që të fitojë edhe trofeun e parë.

Skuadra e tij ka fituar Kupoën Durand në Indi, duke mundur në finale skuadrën e Ist Bengal me rezultatin e ngushtë 0-1.

Një gol i shënuar nga Petratos në minutën e 71, i ka mjaftuar skuadrës së Sadikut për të arkivuar një trofe.

Sadiku ishte protagonist me skuadrën e tij në gjysmëfinale të Kupës pasi goli i tij i shënuar në minutën e 61, i dha fitore skuadrën me rezultatin 1-2, duke shkuar në këtë mënyrë në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat