Juventusi tregon të vërtetën me Pogban

Futboll

Juventusi tregon të vërtetën me Pogban

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:27
Pogba

Përveç sirenave arabe, “Sportmediaset” raporton se Pol Pogba ishte shumë afër transferimit te Gallatasaraji. Aty do të kishte gjetur ish-italianë si Ikardi dhe Mertens, por vizitat mjekësore kanë hedhur në erë akordin mes palëve.

Sipas konfirmimeve që vijnë prej mediave turke, francezi që mbeti pa u thirrur sërish nga Deshampi në kombëtare për angazhimet e ardhshme të shtatorit, nuk do të kishte kaluar kontrollet mjekësore të organizuara nga klubi stambollas, i cili sezonin e ri do ta ndajë mes kampionatit vendës dhe Ligës së Kampioneve.

Lajmi vjen pak ditë pas rikthimit të mesfushorit, i cili u pa sërish në fushë të dielën për Juventus-Bolonja.

Ndërkohë, në mbrëmje ka ardhur përgënjeshtrimi nga televizioni i klubit që ka hedhur poshtë çdo zë për një vizitë të francezit në Turqi e për më tepër për vizita mjekësore. Ai është i fokusuar te Juvja dhe i tillë do të jetë qëndrimi i tij deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat