Aliaj: Sa e ëmbël fitorja me përmbysje kundër Trepçës në Mitrovicë

Futboll

Aliaj: Sa e ëmbël fitorja me përmbysje kundër Trepçës në Mitrovicë

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2023 Në ora: 19:50
Pamje nga ndeshja

Suhareka ka importuar tre pikë domethënëse nga Mitrovica, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:2 skuadrës me renome Trepçës, në takimin e javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, është i ngazëllyer me pikët e plota që morën në përballje me Trepçën.

“Sa e ëmbël fitorja me përmbysje kundër Trepçës në Mitrovicë

 Urime dhe përgëzime shtabit teknik e futbollistëve si bartës të  fitores. Faleminderit për emocionet. 

Thonë pas shiut vijnë rrezet e diellit. 

Kështu FC Suhareka pas humbjes nga Dinamo, sot në Mitrovicë përballë Trepçës një skuadër dikur me në futbollin kosovarë, arritën fitore me përmbysje 4:2. 

Futbollistët tanë dominuan gjatë tërë ndeshjes dhe me këtë fitore dëshmuan se ngadalë  po komponohen duke treguar cilësitë e veta. 

Kjo fitore na bën krenarë të gjithëve.

Urime Suharekë: Shkojmë tutje në  sfidat e radhës”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook. 

Rezultatet 

Dinamo - Drenica 2:1
Istogu - Rilindja 1974 0:3
Trepça - Suhareka 2:4
Trepça '89 - Rahoveci 0:0
Phoniex - Vëllaznimi 1;2

Renditja: Dinamo kryeson me 7 pikë, pasojnë Suhareka 6, Trepça 6, Trepça '89 5, Rahoveci 5, Rilindja 1974 4, Vëllaznimi 4, Phoniex 2, Drenica 1 dhe Istogu 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat