Shqiptari i Kosovës ia pret penalltinë serbit të Juventusit

Futboll

Shqiptari i Kosovës ia pret penalltinë serbit të Juventusit

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Juventus bind në transfertën e Empolit, ndërsa fiton me rezultatin 0:2 në takimin e javës së tretë të Serie A.

Miqtë dominuan pjesën më të madhe të sfidë dhe zhbllokuan rezultatin në minutën e 24’ me Danilon.

Skuadra e Allegrit pati mundësinë që të dyfishonte avantazhin në minutën e 39’, pasi fituan një penallti që ia besuan Vlahoviqit.

Megjithatë sulmuesi u ndalua nga Etrit Berisha, me portierin “kuqezi” që e nisi këtë takim në rolin e titullarit dhe tregoi një formë të mirë.

Juventus vazhdoi me sulmet edhe në fraksionin e dytë dhe në minutën e 82’ Chiesa shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Pas javës së tretë Empoli vuan në fund të renditjes me zero pikë, teksa Juventus renditet në vend të tretë me shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat