Shqiptari i Kosovës po i çudit të gjithë në Itali

Futboll

Shqiptari i Kosovës po i çudit të gjithë në Itali

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 00:28
Ylber Ramadani

Impakti i Ylber Ramadanit në Serinë A në këtë edicion ka qenë i jashtëzakonshëm.

Mesfushorit kuqezi dhe djalit nga Kosova, i është dashur shumë pak kohë për të bindur skeptikët se është një futbollist në gjendje për të luajtur në këto nivele dhe këtë po e vërteton me paraqitje mbresëlënëse me Leccen.

Futbollisti i afruar gjatë verës për të zëvendësuar kapitenin Hjulmand që u largua gjatë merkatos, po luan rregullisht në nivele të shkëlqyera, duke qenë thuajse i pagabueshëm në atë që po bën, në të dy fazat e lojës. Edhe sot, ndaj Salernitanës, ai ishte një nga më të spikaturit në fushë në fitoren 2-0.

Ndaj edhe faqja e statistikave sofascore, i ka vendosur atij notën e lartë 7,56 për atë që ka dhuruar në ndeshjen sotme duke u bazuar vetëm te të dhënat statistikore.

Aty binte në sy jo vetëm numri i madh i dueleve të fituara nga lojtari, por edhe 2 driblimet e sakta që kishte kryer mesfushori i Kombëtares shqiptare në këtë përballje e cila ngjiti Leccen në vendin e katërt me pikë të barabarta me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat