Trajneri i Manchester Utd fajëson gjyqtarin për humbjen ndaj Arsenalit

Futboll

Trajneri i Manchester Utd fajëson gjyqtarin për humbjen ndaj Arsenalit

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 00:38
Erik ten Hag

Erik ten Hag nuk ishte i lumtur pasi pa Manchester United të pësonte një humbje 3-1 ndaj Arsenalit.

Por, trajneri holandez ka thënë se kjo humbje e tyre erdhi si pasojë e katër gabimeve që bënë gjyqtarët në fushë dhe në VAR.

Ai ka thënë për Sky Sports: “Nuk është jashtë loje.

Ata e panë atë nga një kënd i gabuar. Pati një penallti për Hojlund dhe faull ndaj Evans (për golin e Rice)”.

 “Rasmus Hojlund pati një ndikim shumë të mirë në lojë.

Performanca ishte e drejtë. Gjithçka shkoi kundër nesh”.

“Ne duhet të përmirësohemi. Sot ishin diferenca kaq të vogla”, ka shtuar më tej Ten Hag.

Holandezi duket se është i acaruar me gjyqtarin në ditën që potencialisht i kushtoi skuadrës së tij të paktën një pikë, nëse jo të tre.

Djajtë e Kuq shkojnë në pushimin ndërkombëtar me një humbje të hidhur dhe janë jashtë top-10 në tabelën e ligës gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat