Periudha te PSG, Neymar: Unë dhe Messi nuk ishim të qetë, askush nuk na vlerësoi

Futboll

Periudha te PSG, Neymar: Unë dhe Messi nuk ishim të qetë, askush nuk na vlerësoi

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 17:55
Neymar

Pas disa vitesh te PSG, Neymar vendosi të largohej nga Parisi, për t’u bashkuar me Al Hilal në Arabinë Saudite. Sulmuesi brazilian nuk ka hezituar për të folur për mënyrën sesi shkuan gjërat te kampionët e Francës.

“Ishte një periudhë e vështirë. Unë dhe Messi nuk ishim aspak të qetë. Ai përjetoi një moment fantastik me Argjentinën, por sapo u rikthye në Paris humori i tij ndryshoi.

Unë dhe Messi përjetuam ‘ferrin’. Unë kam dhënë maksimumin tim gjithmonë, ne jemi kampionë dhe përpiqemi gjithmonë të bëjmë histori, por në fund askush nuk na vlerësoi.

Messi nuk e meritonte atë largim. Ai u akuzua padrejtësisht, por tani gjithçka ka kaluar dhe jam i lumtur për të. Ai është një person fantastik, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe po bën përsëri mirë, po tregon vlerat e tij”-tha Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat