Interi firmos me trajnerin

Futboll

Interi firmos me trajnerin

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 12:25
Simone Inzagi

Simone Inzagi do të vazhdojë të tjerë trajneri i Interit dhe klubi zikaltër ka njoftuar ditën e sotme rinovimin e kontratës për 2 sezone të tjera.

Marrëveshja për rinovimin e kontratës, ishte arritur kohë më parë teksa vetëm sot është zyrtarizuar rinovimi, i cili pritej të ishte deri në fund të sezonit, megjithatë palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim afatgjatë.

Inzagi u bashkua me Interin 2 sezone më parë dhe në vitin e parë si trajner, arriti të renditej në vendin e dytë ndërsa sezonin e fundit shkoi deri në finalen e Championsit, por edhe ka fituar me Interin 2 Kupa Italie si edhe Superkupën.

“Interi ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzagi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të zikaltërve deri në vitin 2025”, shkruhej në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat