Van Gaal godet FIFA-n: Botërori në Katar i ishte premtuar Messi-t!

Futboll

Van Gaal godet FIFA-n: Botërori në Katar i ishte premtuar Messi-t!

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 13:12
Messi

Gjatë një ceremonie të “Eredivisie Awards”, Louis Van Gaal i është rikthyer edhe një herë episodeve jo të këndshme të Botërorit.

Dueli mes Holandës të tij dhe Argjentinës të Messi-t nuk do të harrohet lehtë dhe tashmë është gati që të klasifikohet si një ndër “klasiket” e këtij kompeticioni.

Atë ndeshje ish-komisari teknik i Holandës duket se nuk e ka harruar lehtë pasi edhe pse në distancë të disa muajve flet ende i ngarkuar me shumë emocion.

“Kur shikon mënyrën se si ka shënuar gol Argjentina apo se si disa lojtarë të atyre luajtën pa u penalizuar mendoj se triumfi në fund nuk duhet që të ketë surprizuar askënd”, tha legjenda holandeze.

“Unë nuk gënjej kurrë. Me atë çfarë thash doja të tregoja atë çfarë mendoja”, siguron 72-vjeçari.

Fakti se mes Messi-t dhe Van Gaal nuk ka pasur kurrë pëlqim reciprok nuk është një sekret. Pas gjysëmfinales të Brazil 2014 kur Argjentina mundi me penallti Holandën, Van Gaal tha: “Messi është një lojtar, i cili vendos i vetëm një ndeshje, por në 2014 nuk preku një herë të vetme topin dhe të kesh një lojtar të tillë në skuadër është si të luash në inferioritet numërik.

Nuk mund ta konsiderosh një lider”.

Këto fjalë Messi nuk i ka harruar kurrë dhe pas ndeshjes Holandë-Argjentinë të 2022-it tentoi shpesh herë që të përballej me trajnerin duke mos kursyer batutat provokuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat