Fillim i keq i sezonit

Futboll

Fillim i keq i sezonit

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 13:18
Quique Setien

Fillim i keq i sezonit!

“Gjigandët” spanjollë të Villarreal, nuk mund të kishin nisje më të keqe të sezonit, teksa në 4 përballjet e para kanë arritur të fitojmë vetëm 1, ndaj Mallorca në transfertë, duke humbur dy herë në “shtëpi” nga Real Betis e Barcelona, si dhe në transfertën e Cadiz.

Pas këtyre rezultateve katastrofike, drejtuesit e “nëndetëseve të verdha”, përmes një komunikate zytare për mediat, kanë njoftuar shkarkimin e menjëhershëm të teknikut spanjoll, Quique Setien.

Ndërkaq, kujtojmë se Setien u pozicionua në krye të “nënedetëseve” të Villarreal vetëm në tetor të vitit 2022, ku zuri vendin e teknikut spanjoll, Unai Emery, me këtë të fundit që siguroi kalimin në Premier Leauge, aty ku po drejton më së miri skuadrën e Aston Villa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat