Villarreali shkarkon trajnerin

Futboll

Villarreali shkarkon trajnerin

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 15:18
Quique Setien

Quique Setien më nuk është trajner i Villarrealit. Skuadra spanjolle e ka shkarkuar të martën Setienin pas startit të dobët këtë edicion në La Liga. Në katër ndeshje të luajtura, Villarreali ka regjistruar vetëm një fitore karshi tri humbjeve.

Setien mori drejtimin e Villarrealit në tetor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Unai Emeryn, i cili u largua për të shkuar në krye të Aston Villas në Premier League.

Nën drejtimin e Setienit, Villarreali përfundoi i pestë edicionin e shkuar, si dhe u eliminua në 1/8 e finales të Kupës së Spanjës dhe Ligën së Konferencës.

Setienin në krye të ekipit, do ta zëvendësojë përkohësisht drejtori sportiv Miguel Angel Tena deri në emërimin e një trajnerit të ri. Para Villarrealit, Setien ka qenë trajner edhe te Barcelona, Betisi e Las Palmasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat