Guardiola në stolin e një kombëtareje?

Futboll

Guardiola në stolin e një kombëtareje?

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 19:51
Guardiola

Largimi i Garet Sauthgejt nga drejtimi i Anglisë në përfundim të Euro 2024 duket gjithnjë e më shumë si hipoteza më e mundshme për mediat britanike dhe që tani ka nisur kërkimi për atë që do të jetë emri që do të ulet në pankinë pas lamtumirës së teknikut aktual.

“Daily Mail” bën të ditur se Federata Angleze ka nisur që tani punën për të shqyrtuar kandidaturat më të rëndësishme, që të jetë gati pas përfundimit të Europianit në Gjermani në verën e ardhshme.

Sipas burimeve të tabloidit britanik, emri i preferuar në institucionin e futbollit anglez është Pep Guardiola, një opsion të cilin ata janë gati ta shqyrtojnë, edhe duke parë faktin se tekniku spanjoll nuk ka zgjatur marrëveshjen që ka me Mançester Sitin.

Graham Poter dhe Edi Houi janë të dy kandidatë të tjerë që janë marrë në shqyrtim në të kaluarën, duke menduar modelin e lojës që praktikojnë që është argëtues për tifozët. Ndërkohë, Brendan Roxhers dhe Mauricio Poçetino kanë qenë gjithmonë në listë, por për momentin më pak të kuotuar se trajnerët e mësipërm apo Guardiola.

Tekniku aktual i Mançester Sitit ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin, që do të ishte problem më vete, pasi Federata nuk ka ndër mend të paguajë klauzola largimi, ashtu si edhe shifrat e larta që kërkon zakonisht Guardiola. Garancia që ka Anglia në këtë pikë rreth tij është vetëm se ai nuk do të marrë drejtimin e Spanjës, pasi është një mbështetës i pavarësisë së Katalonjës dhe emërimi i tij do të ngatërronte politikisht federatën në çështje që nuk i përkasin futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat