Përpjekja e fundit për Salah

Futboll

Përpjekja e fundit për Salah

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 20:07
Salah

Një delegacion saudit mbërriti në Londër të shtunën teksa po bën një përpjekje të fundit për të bindur Liverpulin që të shesë Mohamed Salahun këtë javë tek AlItihadi.

Mesazhi publik nga klubi anglez dhe trajneri Jyrgen Klop në veçanti, ka qenë i zhurmshëm dhe i qartë se egjiptiani nuk është në shitje dhe është i lumtur në “Anfield”.

Një ofertë prej 150 milionë paundësh u refuzua nga “Reds”-at të enjten mbrëma, ndërsa performanca e tij kundër Aston Vilës të dielën nënvizoi përkushtimin e lojtarit ndaj klubit.

“Kurrë nuk kam pasur asnjë dyshim për angazhimin e tij. Ai është lojtari ynë dhe dëshiron të luajë këtu”, tha trajneri Klop pas fitores së kësaj fundjave. Megjithatë, kampionët e Arabisë Saudite kanë përgatitur ofertën e tyre të dytë prej 200 milionë paundësh në 24 orët e ardhshme, me besimin se 31-vjeçari do të ishte i hapur për t’u bashkuar me klubin e tyre.

Merkatoja e tyre mbyllet të enjten dhe disa burime brenda kampit saudit thonë se mund ata të tërhiqen dhe të ndryshojnë objektivat nëse nuk ka tym të bardh deri ditën e sotme.

Por të tjerë këmbëngulin se ata do të provojnë deri në fund. Al-Itihadi, klubi ku luajnë edhe Benzema dhe Kante, i ofron një kontratë 5-vjeçare Salahut me një rrogë bazë prej 100 milionë paundësh në sezon, ndërsa i ofrojnë atij edhe benefite të tjera si shansin për t’u bërë aksionar në një klub saudit në të ardhmen, por edhe një avion privat ose bileta pa limit për të udhëtuar bashkë me familjen e tij.

Në rast se ai do të transferohet në Arabi, do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë i historisë, duke thyer rekordin e transferimit të Nejmarit nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat