Greenwood fillon stërvitjet me Getafe

Futboll

Greenwood fillon stërvitjet me Getafe

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 20:37
Greenwood

Mason Greenwood sot është shfaqur në stërvitje për herë të parë, prej që ai u largua si i huazuar nga Manchester United

Greenëood u largua nga United për t’ju bashkuar skuadrës spanjolle si i huazuar gjatë ditës së fundit të merkatos.

Sulmuesi anësorë është shfaqur sot në qendrën stërvitore të Getafes për herë të parë pas më shumë se një viti. Madje, ai ka shënuar edhe një gol gjatë stërvitjeve i cili është duartrokitur nga fansat e mbledhur në stadium.

United më herët ka konfirmuar që Greenwood do të largohet nga Old Trafford pas gjashtë muaj hetim të brendshëm.

Futbollisti ishte akuzuar për dhunë seksuale, dhunë në familje dhe kontroll të shtatzënisë më 2022, por Prokuroria e Kurorës e lirojë atë nga akuzat edhe pse thuhet se vajza që ka akuzuar Mason mund të këtë marrë para të majme që ta tërheq akuzën e saj.

Përpos Getafes, klubi i Serie A po ashtu e kërkoi Greenwoodin madje ata bënë edhe një ofertë në ditën e fundit të merkatos. Por, kjo nuk u realizua pasi që letrat e punës nuk u dërguan në federatë deri në orën 19:00, kur edhe përfundoi afati në Itali..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat