Alaba merr vendimin për të ardhmen e tij

Futboll

Alaba merr vendimin për të ardhmen e tij

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:00
Alaba

David Alaba ka marrë një ofertë shumë të lartë financiare nga Arabia Saudite.

Skuadra arabe Al Ittihad e cila ka transferuar yje të mëdhenj si Karim Benzema, N’Golo Kante e Fabinho ka tentuar afrimin e mbrojtësit austriak të Real Madridit.

Al Ittihad i ka dërguar ofertë Alabas prej 20 milionë euro në vit, derisa ishte e gatshme të paguante te Reali deri në 65 milionë euro për qendërmbrojtësin austriak.

Megjithatë Alaba ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, duke refuzuar këtë ofertë fitimprurëse.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Alaba është i lumtur në Santiago Bernabeu dhe nuk i ka bërë përshtypje oferta nga skuadra arabe.

31-vjeçari dëshiron t’i qëndroj besnik madrilenëve të cilët kanë nevojë të madhe për të në mbrojtje sidomos pas lëndimit të Eder Militaos.

Alaba është që dy vite pjesë e Los Blancos dhe ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës dhe titullin e kampionit në Spanjë me klubin mbretëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat