Mesfushori i Napolit kundër rrymës

Futboll

Mesfushori i Napolit kundër rrymës

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:16
Stanislav Lobotka

Stanislav Lobotka, mesfushori i Napolit në Serie A shkon kundër rrymës në një moment kur në botën e futbollit po shpenzohen shifra të frikshme për të transferuar futbollistë nga një klub në tjetrin.

Prej vitesh, merkatoja e lojtarëve nuk shkon me logjikë, teksa tregu është tërësisht jashtë kontrollit dhe Lobotka thekson se për të shifrat janë shumë të ekzagjëruara.

“Agjenti më ka thënë se në merkato kanë ofruar 40 milionë për mua, nuk e di këtë por mua më mjaftojnë edhe pesë milionë. Sidoqoftë e di mirë se pronarët nuk janë në të njëjtin mendim me mua.

Por, kështu po funksionon tregu, futbollistët po shiten për 120 milionë euro që për mua nuk është një shifër e justifikueshme.

Është shumë, pastaj nuk merret më parasysh as fakti sa ndeshje ke luajtur, apo nëse ke luajtur në kompeticione të rëndësishme si Kupa e Botës apo dhe Champions League. E vërteta është se nuk i kuptoj fare këto shifra”, u shpreh Lobotka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat