Barcelona favorite në La Liga

Futboll

Barcelona favorite në La Liga

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:26
Gaizka Mendieta

Barcelona është kampionia në fuqi e Spanjës teksa edhe këtë sezon blaugranat e trajnerit Xavi Hernandez do të mundohen të mbrojnë fronin e të lejnë pas Real Madrid.

Për ish-futbollistin e Valencias, Gaizka Mendieta janë pikërisht katalanasit favoritët për trofeun e LaLigas.

Nga ana tjetër, Mendieta shprehet se Yamal do të jetë zbulimi i vitit.

“Mendoj se Barcelona është favorite për titullin në LaLiga.

Skuadra është përmirësuar nga sezoni i kaluar, edhe pse shoh një garë të fortë me dy madrilenët, Real dhe Atletico.

Si zbulimin e këtij viti shoh Lamine Yamal, është vetëm 16-vjeçar dhe është një lojtar i pabesueshëm. Ka një kapacitet të jashtëzakonshëm sa i takon aftësisë për të kuptuar pozicionin e tij në fushë”, u shpreh Mendieta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat