Kosovë - Zvicër, ‘Dardanët’ vijnë më një njoftim të rëndësishëm

Futboll

Kosovë - Zvicër, ‘Dardanët’ vijnë më një njoftim të rëndësishëm

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:46
Tifozët Dardanët

Katër ditë na ndajnë nga ndeshja e shumëpritur Kosovë-Zvicër.

Kjo sfidë e cila luhet në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024, po pritet me kureshtje nga ana e tifozëve te futbollit në Kosovë.

Tashmë biletat për të sfidë joshëse janë shitur dhe stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur si asnjëherë më parë.

Tifo-grupi i Kombëtares sonë, ‘Dardanët’ përmes një njoftimi, ka bërë më dije se edhe dueli me Zvicrën do të jetë një ndeshje e zakonshme dhe se nuk do të ketë ndonjë koreografi siç ishte raportuar.

“Të shtunën për ne do te jetë një ndeshje e zakonshme, por e rëndësisë së njëjtë.

Asgjë më shumë dhe më pak sesa besimi në fitore nuk na duhet. Kështu, të bashkuar do të marshojmë drejt stadiumit për ta përkrahur Kosovën drejt sfidës së radhës”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”

Ndeshja Kosovë-Zvicër luhet të shtunën mbrëma prej orës 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat