Rekord në Evropë

Futboll

Rekord në Evropë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:35
Pamje nga një ndeshje

Inter-Milan nuk ka qenë kurrë një derbi si çdo tjetër, por në sezonet e fundit, meqenëse objektivat janë diskutuar gjithmonë e më shumë mes tyre, sfida ka qenë e pafund.

Interi i Inzagit, ashtu si Milani, ka pikë të plota pas tri javësh dhe pas rikthimit nga pauza e kombëtareve, me 8 gola të shënuar dhe 0 të pësuar dhe do të jetë pikërisht derbi i Madoninës që do të ndezë në rikthim Serinë A.

I fundit në rend kronologjik mes dy rivalëve përfundoi me Lautaro Martinezin duke festuar poshtë “Curva Nord” golin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe pikërisht mbi argjentinasin, Simone Inzagi ka shpresat e tij.

Sulmi – Fusha ka folur gjithmonë për Interin dhe Lautaron dhe ky fillimsezoni nuk bën asnjë ndryshim. Ka që nga viti 1966 që Interi nuk e kishte nisur Serinë A pa pësuar gol në tri ndeshjet e para dhe është i vetmi në pesë kampionatet kryesore europiane që nuk ka pësuar ende gol. Nëse mbrojtja është e padepërtueshme si gjithmonë, starti i “demit” është me ritmet e një kampioni.

Dopieta ndaj Monzës në ndeshjen e parë, goli ndaj Kaljarit dhe më pas një tjetër dopietë ndaj Fiorentinës kanë qenë një paralajmërim shumë i qartë për të gjithë kundërshtarët. Lautaro është aty me 5 gola në 3 ndeshje, diçka që si zikaltër e ka realizuar këtë mijëvjeçar vetëm Mauro Ikardi. Gjithsej janë 107 gola me Interin në të gjithë kompeticionet, i dhjeti në listën e golashënuesve zikaltër.

Milani është në radhë si dhe dëshira për t’u rikthyer të pushtojë Ligën e Kampionëve, me të vetmin faktor të panjohur që ka të bëjë me udhëtimin e tij drejt Amerikës së Jugut dhe efektin që do të ketë në derbi. Në fund të fundit, mirëkuptimi me partnerin e tij të ri të sulmit, Turam është rritur dhe ritmi drejt suksesit është përshpejtuar. Kur njëri jep asist, tjetri shënon me Inzagin që tashmë ka në dispozicion arsenalin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat