Southgate lë Sterling jashtë Kombëtares

Futboll

Southgate lë Sterling jashtë Kombëtares

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 12:22
Southgate e Sterling

Southgate lë Sterling jashtë Kombëtares!

Për të tretën herë radhazi, tekniku i Kombëtares angleze, Gareth Southgate ka lënë jashtë listës së të përzgjedhur për përballjet e kualifikueseve të Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”, “fantazistin” e Chelsea, Raheem Sterling.

Deri më tani, “pistoni” 28-vjeçar i krahut të djathtë të sulmit nuk ka luajtur asnjë nga sfidat e zhvilluara në kuadër të eleminatoreve, teksa këtë herë do të humbasë përballjen ndaj Ukrainës dhe miqësoren e “luksit” ndaj Skocisë.

Mirëpo, pavarësisht se është rikthyer në një “të padëshiruar”, te “tre luanët”, Sterling nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Kombëtarja, teksa sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, “fantazisti” do të përpiqet sërish të afirmohet mes “më të mirëve” të futbollit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat