Sulmuesi i Real: Nuk më interesonte 9 e Benzema

Futboll

Sulmuesi i Real: Nuk më interesonte 9 e Benzema

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:35
Jude Bellingham

Joselu ishte zgjedhja surprizë e Real Madrid këtë merkato për të zëvendësuar Karim Benzema.

33-vjeçari shprehet së fundmi se transferimi tek “Los Blancos” ishte një ëndërr e shndërruar në realitet ndërsa në intervistën për prestigjiozen spanjolle “AS” tregon edhe përshtyjet e para mbi Jude Bellingham si dhe arsyen e zgjedhjes s numrit 14 dhe jo 9 e Benzema.

“Këtë verë pati shumë ngjarje dhe unë me transferimin te Real Madrid kam përmbushur ëndrrën time.

Kur tifozët në Bernabeu thirrën emrin tim, rrahjet e zemrës u shpejtuan në mënyrë të frikshme. Jam lidhur shumë me madrilenët, shpresoj të vazhdoj kështu.

Bellingham? E vërteta është se mund ta konsiderojmë pa frikë si një lojtar të jashtëzakonshëm, një yll. Flas shumë me të sepse komunikojmë në anglisht, është një djalosh shumë i përulur, punon shumë dhe e ka kuptuar mirë se çfarë do të thotë të luash për Real Madrid.

Kemi shumë opsione me Bellingham në fushë. Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, mund të fitojë çfarë të dojë ai.

Mosha ia lejon sepse përpara ka një karrierë të gjatë, sigurisht që mund të jetë edhe një fitues i mundshëm i Topit të Artë.

Zgjedhja për numrin 14? E doja sepse është numri me të cilin kam debutuar te Celta Vigo në Secunda Division.

Megjithtë, nuk është se i kam shumë problem numrat, nuk kam një fiksim me to.

E rëndësishme është që jam pjesë e Real Madrid.

E di që numri 9 është veshur për një kohë të gjatë nga Karim Benzema një legjendë e këtij klubi. Por, nuk më intereson, nuk kisha arsye për të marrë numrin 9”, u shpreh Josel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat