Debuton me Kosovën kundër Zvicrës: Nëna ime qau kur e mori vesh

Futboll

Debuton me Kosovën kundër Zvicrës: Nëna ime qau kur e mori vesh

Nga: K. Goca Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:06
Ismajl Beka

Në maj të vitit 2022, Ismajl Beka (23 vjeç), ishte ende duke luajtur për Rapperswil-Jona, kurse pesëmbëdhjetë muaj më vonë, ai nuk është vetëm një lojtar i rregullt në FC Luzern, por së fundmi edhe një futbollist i kombëtares së Kosovës.

“Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme”, thotë Beka me krenari për mediumin zviceran “Blick”. Jo vetëm për të personalisht skuadra e parë është diçka e veçantë. “Nëna ime qau kur e mori vesh”, tha futbollisti.  

Mbrojtësi mund të festojë debutimin e tij kundër Zvicrës të shtunën. 

Edhe selektori i Zvicrës e kishte Bekën në listën e gjatë. Së bashku me familjen time megjithatë vendosa që të luaj për Kosovën”.
Dueli i ardhshëm është i një rëndësie të madhe për Bekën. “Është loja e jetës sime.

Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta”, thotë ai. “Për këtë duel vjen e gjithë familja ime nga Zvicra dhe aty do të jenë edhe shumë të afërm të mi në Kosovë.

Kjo është vërtet e mahnitshme".

Beka nuk do të shohë vetëm fytyra të njohura në tribuna.

Nëse gjërat shkojnë mirë, ai do të jetë në fushë në të njëjtën kohë me Ardon Jasharin (21).

Të dy janë lojtarë titullarë të padiskutueshëm në Luzern dhe miq të mirë.

“Sigurisht që kemi folur për këtë lojë në ditët e fundit dhe kemi bërë shaka se jemi kundërshtarë për një herë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat