Bono: Ja pse nuk më mori Reali, ndërsa Bayerni…

Futboll

Bono: Ja pse nuk më mori Reali, ndërsa Bayerni…

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:17
Yassine Bounou

Yassine Bounou (Bono) ishte një nga portierët më të kërkuar në merkaton e verës.

Në fund ai zgjodhi transferimin në Arabi tek Al-Hilal, por ish-lojtari i Sevillas ishte shumë afër si me Realin e Madridin (në kërkim të një zëvendësuesi për të dëmtuarin Courtois) dhe me Bayernin, siç e zbulon vetë për mediet spanjolle.

“Më thanë se në fillim isha alternativa e parë e Realit, më pas, duke analizuar situatën, ata morën rrugë të tjera.

Ata e dinin se do të kisha luajtur në Kupën e Afrikës dhe se do të kisha humbur shumë ndeshje, kështu që nuk ishte e mundur. kishte mundësi të tjera transferimi”.

Bayerni ishte një tjetër klub i madh i interesuar për “gardianin” maroken:

“Bayerni më kërkoi të prisja, donte të bënte një ofertë, por ndërkohë dolën emra të tjerë, lojtarë të huazuar…

Kështu e kuptova që nuk dëshironin të shpenzonin dhe ishte e vështirë për një 32-vjeçar si unë”Në fund, komenti mbi largimin nga Sevilla:

“Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm, përfshirë Kupën e Botës. Nuk ishte një sezon i lehtë, i shpëtuar duke fituar një titull, por ishte i shtrenjtë emocionalisht. Më duhej diçka e re. Një cikël është përfunduar dhe ne duhet ta kuptojmë.

En-Nesyri kishte disa propozime, por Sevilla nuk mund ta linte të largohej. Ai synonte të huazohej te Milani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat