Përplasja e Vllaznisë në FIFA me gjashtë lojtarë

Futboll

Përplasja e Vllaznisë në FIFA me gjashtë lojtarë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:14
Alban Xhaferi

Vllaznia kishte një revolucion në merkaton e verës, duke u larguar shumë futbollistë bashkë me trajnerin, e në vendin e tyre kanë ardhur shumë të tjerë.

Sakaq, “Panorama Sport” ka mësuar se 6 prej tyre e kanë paditur Vllazninë në FIFA, megjithatë vetë presidenti Alban Xhaferi e ka mohuar diçka të tillë. Numri një i klubit shkodran, në një prononcim për “Shkodra Sport”, ai shprehet se probleme ka pasur vetëm me Aralicën por shton se gjërat janë rregulluar dhe nuk ka gjyqe të hapura.

“Ne lidhje me këtë lajm dua te konfirmoj për ju dhe përmes jush, për të sqaruar gjithë opinionin sportiv shkodran se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Vllaznia nuk ka asnjë gjyq të hapur në FIFA nga lojtarët për të cilët bëhet fjale apo dhe ndonjë tjetër.

Marrëveshjet qe kemi pasur me ta janë zbatuar dhe e vetmja çështje nëse mund të quhet e tillë ka qenë ajo e ish- sulmuesit Ante Aralica që kishte disa pretendime, por edhe ajo është zgjidhur dhe si rrjedhojë, konfirmoj faktin që Vllaznia nuk ka asnjë gjyq të hapur në FIFA.

Çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë dhe ne jemi të fokusuar vetëm tek ndeshja e radhës me Partizanin”, u shpreh Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat