Prishtina dënohet për ndeshjen kundër Malishevës

Futboll

Prishtina dënohet për ndeshjen kundër Malishevës

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:00
Prishtina

Prishtina duhet të paguajë gjobë për zhvillimet në ndeshjen kundër Malishevës në Superligën e Kosovës në futboll.

Dënimi i është bërë nga Komisioni Disiplinor që vepron në në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe njoftimi ka ardhur pikërisht nga ky institucion.  

"Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.09.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së trtetë – katërt të Albi Mall Superligës...", ka njoftuar FFK. "FC ”Prishtina”.

Në minuten 34 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast demtohet fusha me bari natyral. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Malisheva dhe xhirimeve televizive.

Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat