Pioli dhe dilema Pulisic para derbit me Interin

Futboll

Pioli dhe dilema Pulisic para derbit me Interin

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:41
Pulisic

Siç raportohet nga Sky Sport Italia, ylli i Milan-it, Christian Pulisic mund të stërvitet me kuqezinjtë vetëm një herë para derbit të javës së ardhshme kundër Inter-it, kështu që Stefano Pioli duhet të vendosë nëse do të aktivizojë titullar atë apo Samuel Chukwueze.

Pulisic është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren amerikane, për ndeshjet me Uzbekistanin dhe Omanin gjatë pauzës së shtatorit.

Ndeshja kundër Omanit do të luhet të mërkurën në orën 2:30 të mëngjesit me orën tonë, kështu që Pulisic do të kthehet në Gadishull të enjten dhe mund të stërvitet me shokët e tij vetëm të premten, në prag të derbit kundër Inter-it, që do të zhvillohet të shtunën.

Sipas korrespondentit të Sky Sport Italia nga Milanello, Emanuele Baiocchini, kjo do të thotë se Pioli duhet të përballet me një vendim të vështirë përpara derbit të javës së ardhshme.

Pulisic mund ose nuk mund të jetë titullar kundër Inter-it dhe në rast se trajneri i kuqezinjve vendos ta lërë pushim amerikanin, atëherë një tjetër blerje e re e verës, Chukwueze, do të luajë në krahun e djathtë të sulmit.

Milan-i me siguri do të jetë pa Fikayo Tomori kundër zikaltërve pasi anglezi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit të Serisë A kundër Roma-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat