Selektori i Kosovës: Me Zvicrën do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi shumë mbështetje

Futboll

Selektori i Kosovës: Me Zvicrën do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi shumë mbështetje

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:05
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës është duke u përgatitur çdo ditë për dy ndeshjet e radhës të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Përzgjedhësi Primozh Gliha ka shfrytëzuar seancën e së mërkurës për ndeshje testuese, duke përdorur taktikën e duhur anti-Zvicër.

Për herë të parë tifozët e shumtë të “Dardanëve”, patën mundësi të artë që të fotografohet me idhujtë e tyre dhe për të marrë autografe si kujtim nga ky moment emocionues për ta.

“Jemi duke u përgatitur për Zvicrën. E dimë që është kundërshtare e fortë.

Kemi zhvilluar dy ditë stërvitje intensive, për t’iu përshtatur ritmit të lojës dhe të caktojmë sistemin se si do të futemi në ndeshje. E kemi analizuar Zvicrën. Kanë qenë dy stërvitje të mira.

Ekipi është në fokus, pasi e dimë që Zvicra është kundërshtare e fortë dhe do të jetë ndeshje e vështirë.

Por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur. Nëse organizohemi mirë dhe japim maksimumin, ekziston mundësia për të nxjerr një rezultat pozitiv. Kemi shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër e që do të na përkrahin edhe ata.

Të gjithë e dimë se stadiumi do të jetë i mbushur dhe do të ketë atmosferë të mirë, por sigurisht se do të jetë edhe një ndeshje e vështirë.

Të gjithë e dimë këtë. Ne do të mundohemi për një rezultat pozitiv. Atmosfera është e mirë në grup, trajneri fokusin e ka tek ekipi, jo zhurma përreth. Falënderojmë ‘Dardanët’, por edhe të gjithë që na mbështesin dhe na shikojnë në çdo ndeshje. Besojmë se do t’i kemi mbështetës edhe në ndeshjet e ardhshme”,- tha në fund të stërvitjes trajneri Gliha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat