Mediat italiane zbulojnë formacionin e Spaletit ndaj Maqedonisë

Futboll

Mediat italiane zbulojnë formacionin e Spaletit ndaj Maqedonisë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:10
Italia

Italia ndërron trajner, por jo skemë loje, teksa edhe Luçiano Spalletti duket i bindur të vijojë me rreshtimin 4-3-3 të përdorur nga Mançini, aq më tepër që kjo mënyrë loje është e preferuar edhe për trajnerin toskan.

Gjatë këtyre ditëve Spalletti ka bërë prova të shumta, sidomos për krahët e sulmit, por edhe në qendër, ku i favorizuar duket se është Raspadori, sulmues i Napolit, që njeh mirë kërkesat e trajnerit për atë rol.

Në krah janë provuar futbollistë të ndryshëm, por gjasat janë që të jenë Kieza e Zaniolo ata që do të luajnë titullarë në krah të sulmuesit kryesor, teksa në repartet e tjera ka pak dilema.

Kështu në portë do të konfirmohet Donarumma, ndërsa në mbrojtje Di Lorenzo në krah të djathtë, Skalvini e Bastoni në qendër dhe Dimarko në krahun e majtë.

Në mesfushë janë të konfirmuar Barella e Tonali, teksa para mbrojtjes gjasat janë që të luajë njëri mes Lokatellit dhe Kristantes. Italia do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në dy ndeshje eliminatore për “Gjermani 2024".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat