Cila është më e reja të Barcelona?

Futboll

Cila është më e reja të Barcelona?

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:57
Barcelona

Barcelona ka punuar me një pikësim të qartë gjatë merkatos së fundit të transferimeve për t’u përshtatur me “fair-play”-in financiar dhe për të ulur faturën e pagave të ekipit të parë, përveç përforcimit të organikës me lojtarë të nivelit të lartë për të vazhduar të jetë një ekip konkurrues për të luftuar për tituj.

Te Barça ishte detyrim ulja e pagave për të respektuar rregullat e kontrollit ekonomik të LaLiga-s. Këtë verë shuma që nevojitet për pagat është ulur me 161.7 milionë euro.

Sipas të dhënave nga klubi “blaugrana”, masa e pagave të skuadrës së Barçës tani është 404.7 milionë euro krahasuar me 566.4 milionë që ishte sezonin e kaluar.

Përpara operacioneve të kryera muajt e fundit, fatura e pagave sportive të Barçës përfaqësonte 73% të raportit të të ardhurave bazuar në llogaritjet e UEFA-s dhe tani kjo përqindje është 54%.

Kjo diferencë shpjegohet me një kursimin prej 212.7 milionë eurosh të pagave që merrnin Antoine Griezmann, Gerard Piqué, Francisco Trincao, Jordi Alba, Sergio Busquets, Nico González, Frank Kessie. Sergiño Dest, Clément Lenglet, Ansu Fati, Eric Garcia dhe Ez Abde.

Në vend të tyre, Barça ka inkorporuar pesë futbollistë këtë verë: Oriol Romeu, Ilkay Gündogan, Joao Félix, Joao Cancelo dhe Íñigo Martínez, pagat e të cilëve këtë vit do të arrijnë në 50.5 milionë (50,562,711 euro).

Pa dyshim, një kursim më se i dukshëm që nxjerr në pah punën e madhe të kryer nga drejtuesit sportivë të Barçës për të ulur koston e skuadrës dhe për të pasur një listë lojtarësh të nivelit të lartë për t’u rikthyer në krye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat