Një sezoni zhgënjyes

Futboll

Një sezoni zhgënjyes

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:59
De Katelaere

Mesfushori belg Charles De Ketelaere, që tashmë luan me Atalanta në Serie A, duket sikur ka rilindur pas një sezoni zhgënjyes me Milan, ku erdhi me shumë bujë verën e kaluar.

Gjatë grumbullimit në kombëtaren belge, 22-vjecari flet për aventurën e tij në Itali.

“Kur shkon në një vend të ri ke shumë punë për të bërë.

Të adaptohesh me atë vend, sistemin e lojës, gjuhën.

Nëse tek Milan gjërat nuk funksionuan ishte edhe faji im. Nuk ishte sezoni që unë prisja, por nuk pendohem për asgjë. Jo gjithnjë isha në nivelin e duhur”, tha De Katelaere.

“Të hyja si zëvendësues, sic ndodhi shpesh vjet, nuk me ndihmoi.

Nuk jam një tip shpërthyes. Ndihem më mirë kur jam në fushë nga fillimi dhe luaj për më shumë se një pjesë loje.

Më pas, kritikat bënë pjesën tjetër edhe pse nuk i lexoj shumë gazetat”, tha belgu.

“Fakti që nuk realizova asnjë gol ishte një problem.

Njerëzit kërkonin golat, asist dhe nuk shohin vetëm se si luan në fushë. Më pas te Milani më kërkuan të largohesha, por edhe unë e dija që do të kisha më pak hapësira.

Gjatë gjithë verës kisha oferta e bisedime”, u shpreh De Ketelaere.

“Kisha shumë dilema, të rrija e të prisja momentin tim, apo të tregoja sa vleja diku tjetër? Tani jam tek Atalanta dhe dua të ndihmoj ekipi tim. E zgjodha vetë këtë ekip. Këtu luaj më afër portës dhe kështu mund të tregoj sërish aftësitë e mia.

Ndërsa te Milan luaja më pas në mesfushë. Gjithsesi, aty mësova shumë”, tha mesfushori belg,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat