Scaloni: Askush nuk e di këtë

Futboll

Scaloni: Askush nuk e di këtë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:20
Scaloni e Messi

Argjentina do të përballet me Ekuadorin në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prag të këtij dueli, trajneri Lionel Skaloni ka dalë në një konferencë për shtyp, ku u ndal pikërisht tek kapiteni Lionel Mesi dhe nëse ai do të luajë gjatë Kupës së Botës.

“As nuk e di nëse do të jem atje ose nëse Argjentina kualifikohet…

E di që Mesi do të bëjë më shumë se sa mundet për të luajtur, ai nuk ka qëllime të tjera.

 Për ne, ta kemi atë në fushë është e rëndësishme, nuk ka arsye për ta nxituar. Për respekt, pyes: a jemi tashmë të kualifikuar në Kupën e Botës? 

Jo. Pra, si e dimë nëse njëri prej nesh do të jetë atje? Sido që të jetë, ne të gjithë e duam Mesin. Unë fola pak me të dje dhe ai tha se ishte i disponueshëm.

Në Majami gjeti një vend ku e duan dhe është i lumtur që luan futboll jashtë vendit. Më duket mirë”, deklaroi Scaloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat