Mbappe mban fjalën

Futboll

Mbappe mban fjalën

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:37
Mbappe

Kylian Mbappe nuk do të qëndrojë në Paris dhe PSG nuk do t’ia vështirësojë largimin.

Futbollisti ka informuar klubin për qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi qershorin e ardhshëm, kur kontrata e tij do të ketë skaduar dhe ai do të jetë i lirë të zgjedhë skuadrën e re (Real Madrid?).

Pas një mundje krahu të vazhdueshme, parisienëët kanë pranuar vendimin e sulmuesit dhe kanë arritur një marrëveshje në lidhje me bonusin e besnikërisë që Kylian duhej të merrte në këtë vit të fundit në Francë.

Sipas L’Equipe, Mbappe ka refuzuar një bonus prej 100 milionë eurosh që i takonte nga 1 shtatori. Kështu, paratë do të mbeten në arkat e klubit. Një mënyrë për të lajmëruar një ndarje “konsensuale"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat