Vazhdon në Arabinë Saudite

Futboll

Vazhdon në Arabinë Saudite

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:37
Pamje nga një ndeshje

Tensionimi i raporteve mes Ten Hag dhe Jadon Sancho Sanço pritet të sjellë largimin e këtij të fundit nga Man. Utd.

Raportimet e fundit nga Anglia thonë se Jadon Sancho ka pranuar një ofertë të majme nga skuadra arabe, “Al Ettifaq”.

Dy palët dyshohet se kanë hapur diskutime për një marrëveshje që do ta çonte anësorin në Arabinë Saudite për pjesën e mbetur të sezonit. Për më tepër, “Al Ettifaq” do të ishte i hapur për të përfshirë një opsion blerjeje në marrëveshje.

Në rast se do të kalonte tek kjo skuadër, Jadon Sancho të ishte nën urdhërat e legjendës së Liverpullit, Stiven Gerrard dhe bashkëlojtar me dy legjendarët e kësaj skuadre, Henderson e Uajnalldum. Afati kalimtar në futbollin arab mbaron në mesnatë, mes ditës së enjete dhe të premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat