Fazliji: Është e veçantë të luash në Prishtinë me fanellën e kombëtares së Zvicrës

Futboll

Fazliji: Është e veçantë të luash në Prishtinë me fanellën e kombëtares së Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 7 shtator 2023 Në ora: 18:50
Betim Fazliji në veprim

Kombëtarja e Zvicrës të shtunën (20.45) do të ndeshet me Kosovën, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Lideri i Grupit, Zvicra pretendon fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, shprehet optimist para sfidës së 9 shtatorit. 

Image

Betim Fazliji

Ai ka folur për mediumin zviceran “Blick”, duke thënë se për lojtarët shqiptarë që paraqiten për Zvicrën është e veçantë të luash në Prishtinë me fanellën e kombëtares së Zvicrës

Sa e veçantë do të jetë ndeshja kundër Zvicrës?

Betim Fazliji: Shumë e veçantë. Do të jetë hera e parë që dy skuadrat  takohen në një lojë zyrtare.

Jemi takuar më herët në një ndeshje miqësore dhe kjo ishte shumë e fortë, por tani do të jetë sërish dhe dhjetëfish më e fortë, edhe atë në Prishtinë.

Për të qenë i sinqertë, kjo lojë është shumë emocionale.

Çfarë do të thuash me këtë?

Betim Fazliji: Unë jetoj në Zvicër, familja ime e ngushtë është këtu,

kam jetuar gjithmonë këtu dhe tani po luaj kundër Zvicrës, kjo është diçka e veçantë! Në jetë gjithmonë duhet të marrësh vendime.

Në këtë rast zgjodha të luaj për Kosovën.

Duke shikuar pas, mund të them se ishte vendimi i duhur: luaj në kombëtaren e seniorëve dhe ndihem mirë. Por nuk e kam të vështirë të them se jam edhe tifoz i kombëtares së Zvicrës.

Por kjo nuk do të më pengojë të jap gjithçka për të fituar të shtunën, kjo është e sigurt.

Kosova ka një fillim interesant të kualifikueseve, dy barazime të mira ndaj skuadrave të favorizuara, Izraelit dhe Rumanisë, por edhe një barazim kundër Andorrës dhe një humbje nga Bjellorusia. Çfarë mund të prisni të shtunën?

Betim Fazliji: Jemi një ekip me shumë cilësi.

Ne kemi lojtarë individualë shumë të mirë, por duhet të përmirësohemi në lojën ekipore, të luajmë më mirë si ekip dhe të mos bëhemi të varur nga lojtarët tanë individualë.

Ne duam të tregojmë se kush jemi në të vërtetë të shtunën.

A do të jeni të kënaqur me një barazim?

Betim Fazliji: Sigurisht që nuk do të ishte një rezultat i keq.

Por ne do të luajmë për të fituar dhe mund t'ju them se një fitore në shtëpi kundër Zvicrës do të ishte një përvojë e paharruar.

Ne do të përgatitemi sa më mirë për këtë ndeshje.

Biletat u shiten brenda dy orëve!

Betim Fazliji: Kjo është një çmenduri! Problemi, megjithatë, është se më duhen ende shumë bileta për familjen time atje!

Atmosfera do të vlojë dhe të gjithë e presin me padurim. A do të priten mirë lojtarët e Kombëtares së Zvicrës me rrënjë nga Kosova?

Betim Fazliji: Është e qartë se edhe për ta do të jetë e veçantë për sa i përket emocioneve personale!

Ju tregova për timin dhe për bashkëlojtarët e mi nga Kosova që janë rritur në Zvicër, por sigurisht që është diçka e veçantë të luash në Prishtinë me fanellën e kombëtares së Zvicrës.

Por e dini, tifozët e futbollit në Kosovë janë shumë krenarë për Xhakën dhe Shaqirin. Atë që ata arritën në fanellën e kombëtares së Zvicrës, gëzoi shumë njerëz në Kosovë.

Të shtunën do të përjetoni diçka shumë të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat