Virgil van Dijk thotë se Liverpool është në fazë tranzicioni

Futboll

Virgil van Dijk thotë se Liverpool është në fazë tranzicioni

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 19:14
Virgil van Dijk

Kapiteni i Liverpool-it dhe Holandës, Virgil van Dijk  beson se skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop gjendet në fazë tranzicioni. 

Në sezonin e kaluar Liverpool ka pasur një performancë zhgënjyese në Premier League, duke përfunduar në vendin e pestë dhe duke humbur rastin të luajë në Champions League për herë të parë që nga sezoni 2015/16.

Por aktualisht Liverpool është i treti në renditje me dhjetë pikë nga katër ndeshje, dy pikë prapa liderit Manchester City.

“Ne jemi në një lloj faze tranzicioni me Liverpoolin”, ka thënë Van Dijk për mediat holandeze në prag të ndeshjes kualifikuese të Holandës kundër Greqisë në Eindhoven të enjten e cila është e vlefshme për Kampionatin Evropian të vitit 2024. 

Ai është shprehur se ndihet mirë si kapiten i skuadrës.

"Ndihem mirë dhe i fortë. Mendoj se shkoi mirë kundër Chelsea dhe Bournemouth.

Pavarësisht kartonit të kuq me Newcastle, fillimi është i mirë. Mezi pres të kthehem", ka thënë holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat