Modriç i pakënaqur me qëndrimin në stol

Futboll

Modriç i pakënaqur me qëndrimin në stol

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 19:20
Modriç

Luka Modriç, mesfushori i Real Madrid, ka bërë disa deklarata të forta në mikrofonat e gazetës kroate “Sportske Novosti” në të cilën ka folur për të tashmen te Real Madrid dhe për të ardhmen.

“Ata donin që unë të qëndroja dhe unë kisha të njëjtën dëshirë.

Kushti im i vetëm për të qëndruar ishte të trajtohesha si lojtar konkurrues dhe të mos mbahesha në skuadër në emër të meritave të kaluara.

3 ndeshje në stol? Askush nuk është i lumtur kur nuk luan. Nuk kisha qenë kurrë në stol për tre ndeshje radhazi, kjo ndjesi ishte e huaj për mua.

E ardhmja? Do të shohim se si do të shkojnë gjërat, nëse në të ardhmen do të dalë që nuk jam më i rëndësishëm, atëherë unë do të mendoj se ccfarë do të bëj”, është shprehur veterani kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat