Formacioni i Shqipërisë kundër Çekisë

Futboll

Formacioni i Shqipërisë kundër Çekisë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 19:31
Formacioni i Shqipërisë

Shqipëria luan një sfidë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Republikës së Çekisë me kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho që janë në ndjekje të ëndrrës për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Deri më tani Shqipëria ka bërë mirë dhe është me gjashtë pikë në Grupin E, një më pak se çekët kryesues.

Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin teksa pjesë e 11-tëshes titullare, kështu nga minuta e parë e nis Taulant Seferi në krahun e majtë të sulmit duke ulur në stol Myrto Uzunin.

Ndërkohë, një fanellë titullari i është besuar edhe Mario Mitajt teksa në stol është Ivan Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat