"Është emocionuese sepse kam lindur në Zvicër", Aliti flet para ndeshjes me “Helvetikët”

Futboll

"Është emocionuese sepse kam lindur në Zvicër", Aliti flet para ndeshjes me “Helvetikët”

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 20:20
Alit

Kombëtarja e Kosovës të shtunën do të përballet me atë të Zvicrës të shtunën, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, raporton KosovaPress.

Kosova po i vazhdon përgatitjet para ndeshjes me “Helvetikët” nën urdhrat e trajnerit Primozh Gliha, duke punuar në detaje në aspektin taktik, në vendosjen sa më të mirë të ekipit në fushë, por edhe në skema të ndryshme gjatë lojës.

Pas stërvitjes, futbollisti i lindur e i rritur në Zvicër, Fidan Aliti, tha se për të kjo ndeshje është tejet emocionuese dhe e vështirë, por që shpreson se në fund tre pikët do t’i takojnë Kosovës.

“Këto tre ditë kemi punuar shumë taktikisht në përgatitje të lojës me Zvicrën. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe besoj se edhe këto dy ditë para ndeshjes na duhen përgatitje për të qenë të gatshëm për ndeshje”, tha Aliti.

“Është emocionuese sepse kam lindur në Zvicër, familja jeton atje. Zvicra është një shtet dhe një kombëtare, ku me punë dhe disiplinë ka arritur në këtë nivel. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por me tifozët tanë dhe mbështetjen e tyre shpresojmë që tri pikët të mbesin këtu”.

Për fund, Aliti kërkoi edhe mbështetjen e “Dardanëve”, pa të cilët tha se ndeshja është tejet e vështirë të fitohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat