Bajrami shënon eurogol, Shqipëria la pa fjalë Çekinë në Pragë

Futboll

Bajrami shënon eurogol, Shqipëria la pa fjalë Çekinë në Pragë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 shtator 2023 Në ora: 20:32 Përditësuar në ora: 22:38 më 07.09.2023
Bajrami feston

Pikë e madhe për Shqipërinë

Shqipëria kthehet me një pikë me shije të fitores nga Praga!  

Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar me rezultat 1:1 me Republikën e Çekisë, në takimin e xhiros së pestë të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Mbi 3 mijë shqiptarë ishin të pranishëm në stadiumin në Pragë, duke i dhënë përkrahje të madhe kuqezinjve.

Çekia - Shqipëria 1:1

Stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë.
Shikues: 19.000.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Cerny (58') - Bajramio (66').
Kartona të verdhë: Provod - Asani, Bajrami, Ismajli.
Republika e Çekisë: Pavlenka, Holes, Brabec, Krejci (Chyti 86'), Coufal, Soucek, Kral, Provod, Cerny (Hlozek 70'), Kuchta (Jurecka 71') dhe Cvancara (Lingr 86').
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani (Bare 69'), Seferi (Uzuni 84'), Bajrami (Gjasula 84'), Asani (Muja 69') dhe Cikalleshi (Daku 58').

Çekia kryeson me 8 pikë, pasojnë Shqipëria me 7, Polonia 6, Moldavia 5 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.   

Në minutën e 12-të, Cerny nga rreth 18 metra godet bukur e përtokë por portieri Etrit Berisha ka treguar klasin e tij. 

Soucek në minutën e 25-të godet me kokë megjithatë portieri Etrit Berisha me majë të gishtërinjve e ka dëbuar në rivënie këndore.

Në minutën e 28-të, Jasir Asani shumë i lëvizshëm, jep një top të gjatë brenda 16-shit dhe Sokol Cikalleshi në pozitë ideale gjuan drejt në këmbën e portierit vendas.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ismajli ka shpëtuar një gol të sigurt, duke bllokuar goditjen e futbollistit Soucek. 
Pjesa e dytë më dinamike se sa e para. 

Në minutën e 58-të, mbrojtja e Shqipërisë bie sikur në gjumë dhe Vaclav Cerny doli i vetmuar e me gjakftohtësi ka shënuar në këndin e poshtëm e të djathtë, 1:0.

Nedim Bajrami gjatë do të mbahet mend nga çekët. Ai në minutën e 66-të, nga rreth 20 metra ka shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë, 1:1.

Në minutën e 74-të, Etrit Berisha hero i sfidës, ka shpëtuar gol të sigurt, duke e ndalur goditje e fortë me kokë të lojtarit Krejci.

Të dielën e 10 shtatorit, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria do të ndeshet me Poloninë.

Shqipëria barazon në Pragë

(E plotësuar) - 90' Shtatë minuta shtesë.

89' Tifozët shqiptarë brohorasin dhe i japin zemër lojtarëve.

84' Lojë e madhe e kuqezinjve.

80' Shqipëria shumë afër qëllimit.

Çekia - Shqipëria 1:1

Stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë.
Shikues: 19.000.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënuee: Cerny (58') - Bajramio (66').

Kartona të verdhë: Asani, Bajrami.

Republika e Çekisë: Pavlenka, Holes, Brabec, Krejci (Chyti 86'), Coufal, Soucek, Kral, Provod, Cerny (Hlozek 70'), Kuchta (Jurecka 71') dhe Cvancara (Lingr 86').
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani (Bare 69'), Seferi (Uzuni 84'), Bajrami (Gjasula 84'), Asani (Muja 69') dhe Cikalleshi (Daku 58').

77' Lojë me emocione.

74' Etrit Berisha hero i sfidës, ka shpëtuar gol të sigurt, duke e ndalur goditje me kokë nga afërsia të lojtarit Krejci.

73' Shqipëria po luan me zemër.

66' Nedim Bajrami nga rreth 20 metra ka shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë,1:1.

61' Shqipëria në presion.

58’ Mbrojtja e Shqipërisë bie sikur në gjumë dhe Vaclav Cerny doli i vetmuar e me gjakftohtësi ka shënuar për 1:0.

55' Nuk ka gola deri me tani.

52' Asani ndëshkohet me kartonë të verdhë.

Çekia - Shqipëria 1:1

Stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë.
Shikues: 19.000.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënuee: Cerny (58') - Bajramio (66').

Kartona të verdhë: Asani, Bajrami.

Republika e Çekisë: Pavlenka, Holes, Brabec, Krejci, Coufal, Soucek, Kral, Provod, Cerny (Hlozek 70'), Kuchta (Jurecka 71') dhe Cvancara.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani (Bare 69'), Seferi, Bajrami, Asani (Muja 69') dhe Cikalleshi (Daku 58').

49' Shqipëria po luan mjaft mirë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë pa gola.

45' CIkalleshi nuk u gjend si duhet dhe rasti shkoi huq. 

43’ Ismajli ka shpëtuar një gol të sigurt, duke bllokuar goditjen e futbollistit Soucek. 

42' Çekia po sulmon por pa sukses në këto minuta. Shqipëria me fat në minutën e 43-të.40' Tri raste deri me tash, dy nga Çekia dhe një nga Shqipëria.

37' Lojë e hapur.

33' Nervozizëm mes lojtzarëve.

30' Shqipëria po sulmon.

28' Jasir Asani shumë i lëvizshëm, jep një top të gjatë brenda 16-shit dhe Sokol Cikalleshi në pozitë ideale gjuan drejt në këmbën e portierit vendas.

27' Asani i vetmuar por në pozitë jashtë loje.

25’ Soucek godet me kokë megjithatë portieri Etrit Berisha me majë të gishtërinjve e ka dëbuar në rivënie këndore.20' Vazhdon ende pa gola/

17' Shqipëria po luan me kujdes të shtuar.

15' Çekia ka shtuar presionin.

12’ Cerny nga rreth 18 metra godet bukur e përtokë por portieri Etrit Berisha ka treguar klasin e tij.11' Nuk ka ndryshim të rezultatit por as raste.

10' Jasir Asani po tregohet mjaft energjik.

 8' Çekia po e kërkon golin.

6' Lojë e mirë e Shqipërisë.3' Lojë e baraspeshuar.

1' Fillon ndeshja. 

Shqipëria është para sfidës së madhe, kundër Republikës së Çekisë në Pragë. 

Fitorja është me çdo kusht për të përforcuar hapin për dy vendet e para në Grupin E të kualifikueseve në Kampionatin Evropian. Republika e Çekisë është lider me 7 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 6, Moldavia 5, Polonia 3 dhe ishujt Faroe me 1 pikë.

Shqipëria provon fatin me fanellat e reja, zbulohen numrat e lojtarëve

Shqipëria do të luajë në Çeki një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e Europianit të Gjermanisë, teksa për herë të parë në këto eliminatore, skuadra jonë kombëtare do të luajë me uniformat e bardha.

Skuadra çeke do të jetë me të kuqe dhe blu, duke bërë që Shqipëria të përdorë për herë të parë të bardhën.

Sakaq, FSHF ka publikuar një video nga dhomat e zhveshjes dhe në sy bie mungesa e Odise Roshit, i cili është lënë në tribunë dhe numrin 21 e merr Asllani.

Të pandryshuar mbeten numrat e shumë lojtarëve që tashmë luajnë prej kohësh në Kombëtare, ndërkohë që Muja do të mbajë numrin 22 dhe Daku numrin 19.

Zabaleta ndez atmosferën: Për fitore ndaj Çekisë

Në një prononcim, Pablo Zabaleta, ndihmësi i Sylvinhos në stolin e kombëtares shqiptare, foli rreth ndeshjes me Çekinë. Duke u ndalur te gjendja e skuadrës kombëtare, formacioni titullar dhe objektivi në transfertën e Pragës.

“Gjimshiti kapiteni përfundimtar? Ne kemi 4-5 lojtarë me eksperiencë, luajnë prej vitesh me Shqipërinë. Kemi lojtarë cilësorë, jemi me fat që kemi lojtarë kaq të rëndësishëm që marrin përgjegjësi. Sonte është përzgjedhur Gjimshiti.

Futemi në fushë për ta fituar ndeshjen? Po, 100%. Ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar.

Kemi shumë lojtarë të talentuar. Kemi vendosur për këtë formacion. Kemi një skuadër të mirë, do të luajmë për fitore. Prandaj në formacion shihni lojtarë si Bajrami, Cikalleshi, Asani dhe Seferi.

Çekia? Avantazhi i Çekisë është diferenca në centimetra. Sidomos në mbrojtje“, theksoi zv trajneri i skuadrës kombëtare.

Shqipëria për fitore

Shqipëria luan sot ndaj Çekisë në Pragë një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e EURO 2024. Një rezultat pozitiv në “Fortuna Arena” do të ndihmonte kuqezinjtë për të vazhduar drejt fazës finale të turneut, teksa aktualisht mbajnë vendin e dytë në grup, 1 pikë pas çekëve kryesues.

Bie në sy se trajneri Silvinjo ka vendosur që t’i besojë përsëri Mitajt krahun e majtë të mbrojtjes nga minuta e parë, duke kaluar Hysajn djathtas dhe sakrifikuar kështu Balliun, i cili e nis ndeshjen nga stoli. Edhe Myrto Uzuni ka humbur vendin e tij mes titullarëve në këtë sfidë, me Seferin i cili do të rreshtohet në krahun e majtë të sulmit ku Asani e Cikalleshi për momentin janë të paprekshëm.

FORMACIONET ZYRTARE

ÇEKIA: Pavlenka, Brabec, Holes, Krejçi, Çufal, Suçek, Kral, Provod, Çerni, Kushta, Çvançara
Trajner: J. Shilhavi

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Seferi, Bajrami, Asani, Çikalleshi
Trajner: Silvinjo.

Formacioni i Shqipërisë kundër Çekisë

Shqipëria luan një sfidë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Republikës së Çekisë me kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho që janë në ndjekje të ëndrrës për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Deri më tani Shqipëria ka bërë mirë dhe është me gjashtë pikë në Grupin E, një më pak se çekët kryesues.

Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin teksa pjesë e 11-tëshes titullare, kështu nga minuta e parë e nis Taulant Seferi në krahun e majtë të sulmit duke ulur në stol Myrto Uzunin.

Ndërkohë, një fanellë titullari i është besuar edhe Mario Mitajt teksa në stol është Ivan Balliu.

Çekia - Shqipëria, tifozët kuqezi mbushin sektorin dhe tribunat

Tifozët kuqezi mbushin sektorin dhe tribunat!

Shqipëria luan një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Çekisë në transfertë, aty ku do të synojë të marrë më të mirën, për të kërkuar edhe një herë tjetër Europianin.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, tifozët kuqezi nuk e kanë lënë sërish vetëm skuadrën Kombëtare, duke qenë të shumtë në Pragë. Tifogrupi “Tifozat Kuqezi”, por edhe Plisat e Prishtinës e tifogrupe të tjera.

Të shumtë janë tifozët që përveç se kanë mbushur sektorin e dedikuar, janë shpërndarë edhe nëpër pjesë të tjera të stadiumit, ku me simbolet Kombëtare po bëjnë një atmosferë elektrizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat