Selektori i Shqipërisë: Tifozët panë një ndeshje shumë të bukur, na mungojnë edhe 4 finale

Futboll

Selektori i Shqipërisë: Tifozët panë një ndeshje shumë të bukur, na mungojnë edhe 4 finale

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 23:27
Silvinjo

Selektori i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shfaq i kënaqur me barazimin 1:1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Çekisë.

Selektori u shpreh: “Ishte një ndeshje e vështirë, shumë e fortë, ata janë kryesuesit e grupit, luanin në shtëpi.

Kanë një rritëm shumë të fortë, sidomos në fillimin e ndeshjeve, i ka zgjidhur ndeshjet me Poloninë dhe Ishujt Faroe që në 25 minutat e para dhe sigurisht që ishte një ndeshje shumë e fortë.  

Shumë e rëndësishme të merrnim një pikë, jemi në gjysmën e rrugës. Kemi bërë një ndeshje të mira.

Një pikë që na jep mundësinë që të luftojmë për kualifikimin. Tani duhet të luftojmë në ndeshjen e shtëpisë ndaj Polonisë, që është shumë e rëndësishme.  

Jam shumë i kënaqur me 23 lojtarët, si e jetuan këtë ndeshje, edhe për Mujën dhe Dakun, që e kishin ndeshjen e tyre të parë. Po krijohet një atmosferë shumë e mirë në dhomat e zhveshjes dhe kjo është diçka shumë pozitive.  

Ne e kishim përgatitur strategjinë tonë, duhet të bënim gjithçka për t’i ulur intesistetin që kanë sidomos në ndeshjet brenda në shtëpi.  

Mendoj që tifozët kanë parë një ndeshje shumë të bukur. Edhe ata patën rastet e tyre. Na mungojnë edhe 4 finale”, deklaroi Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat