Berisha: Nuk duhet të përsëritim golin që pësuam sot

Futboll

Berisha: Nuk duhet të përsëritim golin që pësuam sot

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 23:28
Berisha

Pas ndeshjes, Çeki-Shqipëri e përfunduar me rezultatin 1-1, foli Etrit Berisha.

Portieri i kuqezinjve u shpreh se kombëtarja ka një frymë pozitive dhe se kanë mësuar shumë nga problemet në vitet e fundit.

“Grupi është jashtëzakonisht i mirë, çunat dhe trajneri po bëjmë një punë shumë të mirë.

Kemi mësuar shumë edhe nga vitet e kaluara, dy vitet e fundit, se kemi qenë në një pikë jo edhe aq të mirë.

Gjëja kryesore ishte të bënim grup edhe më të fortë se kemi lojtarë kualitativë.

Tani kemi më shumë cilësi se herën e kaluar dhe duke u bërë grup mundtë bëhemi edhe më të fortë.

Ndeshja e parë me Empolin mund të them se ka qenë ndër më të vështirat e mia se isha jashtë skuadre e ishte moment “jo” për mua. Por kam dhënë maksimumin në stërvitje, tani gjëja kryesore është të mendojmë për ndeshjen e radhës me Kombëtaren pasi nga kjo ndeshje jemi të kënaqur.

Ishim pak të lodhur pas ndeshjes, por edhe të kënaqur me paraqitjen, e dimë që rruga është ende e gjatë. Kemi pak më shumë se 48 orë deri në ndeshjen e radhës se duhet të konsolidojmë forcat e kemi një betejë që mund të thotë shumë për kualifikimin. Jemi të kënaqur për këtë ndeshje, duhej të bënim një prezantim si i sotshmi, se kemi bërë një ndeshje ndaj një ekipi të fortë dhe shkojmë me vetëbesim të madh.

Nuk më intereson kush tjetër rri jashtë, më intereson të jemi ne skuadra që shkon mes dy të parave. Përparësi ka Çekia se ka fituar ndeshjen e parë me Poloninë, por asgjë nuk është e sigurt. Shpresojmë që të fitojmë ndeshjen e radhës.

Goli i pësuar? Kur luajmë para, po luajmë mirë, kemi lojtarë kualitativ që mund të bëjnë diferencën. Duke u tërhequr, një top i devijuar mund të sjellë situatë tjetër. U surprizova se ishte fillimi i ndeshjes, ishim të freskët, duhet ta korrigjojmë menjëherë dhe të mos e përsëritim në ndeshjen e radhës”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat