Elmas: 18 vjeç mora ftesën e parë nga Maqedonia

Futboll

Elmas: 18 vjeç mora ftesën e parë nga Maqedonia

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:05
Elmas

Mesfushori i Napolit, Eljif Elmas, ka folur nga grumbullimi me Maqedoninë për fillimet e tij te kjo kombëtare.

Elmas u shpreh se ftesën e parë e ka marrë kur ishte 18 vjeç, ndërsa tregoi si u prit nga ekipi.

“Në moshën 18-vjeçare u thirra për herë të parë nga Kombëtarja.

Ditën e parë më thanë se Alioski do të ishte shoku im i dhomës. Shkova trokita në derë dhe Xhani e hapi derën i përgjumur.

‘Kush je ti?’-më pyeti, unë i thashë që isha një i ri dhe do te isha me të në dhomë, ai lëvizi dorën dhe më tha “ik, ik, nuk do të hysh këtu”.

Shkova u ktheva në recepsion, bisedova me drejtuesit e ekipit kombëtar dhe u ktheva në dhomë i shoqëruar nga c. t.

Pastaj Alioski hapi derën dhe pyeta nëse duhet të qëndroja atje dhe më pas na lejoi të hynim.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat