Kepa: Po bisedoja me Tuchelin

Futboll

Kepa: Po bisedoja me Tuchelin

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:15
Kepa Arrizabalaga

Portieri Kepa Arrizabalaga e ka pranuar se ishte afër t’i bashkohej Bayern Munichut, por pastaj ai nuk mundi ta refuzojë Real Madridin.

Spanjolli iu bashkua “Los Blancos” në një formë huazimi pa opsion blerje.

Së fundmi lojtari pranoi negociatat me Bayernin para gjigantit madrilen.

“Thomas Tuchel më telefonoi. Do të shkoja te Munich. Pastaj shkaku i disa shkaqeve, si lëndimi i Courtois doli mundësia për të luajtur te Real Madridi”, ka thënë Kepa.

“Një mundësi që nuk mund të hedhet poshtë pavarësisht interesimit të kampionit të Gjermanisë. Në fund Real Madridi është Real Madrid. Kur Real Madridi të telefonon, nuk mund të mendosh për diçka tjetër”, ka theksuar ‘gardiani’ spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat