Shpalosen detajet e marrëveshjes së re

Futboll

Shpalosen detajet e marrëveshjes së re

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:21
Wojciech Szczesny

Gazeta “Tuttosport” është fokusuar edhe te Juventusi, duke folur për rinovimin e Wojciech Szczesny.

Pas gjashtë vitesh me bardhezinjtë, polaku nuk e ka ndërmend të largohet nga Torino. Verën e kaluar disa klube angleze u përpoqën të nënshkruanin me të, por pa sukses.

Një argument i vlefshëm edhe për propozimet e fundit që vijnë nga Arabia Saudite. Juventusi do të përpiqet t’i propozojë një zgjatje kontrate të mirë portierit polak midis shtatorit dhe tetorit. Ish-portieri i Arsenalit, të cilit kontrata në fuqi i skadon në vitin 2025, do të nënshkruante një kontratë të re deri më 2026.

Diferenca megjithatë do të jetë tek paga, duke qenë se Wojciech Szczesny do të shkojë nga 7 milionë euro që merr aktualisht në 5 milionë. Një zgjedhje që është pjesë e logjikës së gjërave për një portier 33-vjeç.

Prandaj, polaku do të dëshirojë të qëndrojë për të paktën një periudhë tjetër 3-vjeçare me Juventusin, edhe ngaqë në vitin 2026 mund të luajë Botërorin e tij të fundit me Poloninë.

Një “stacion” që Szczesny do të dëshirojë ta arrijë si portier i një skuadre të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat