Duka ul euforinë

Futboll

Duka ul euforinë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:44
Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka reaguar në rrjetet sociale pas barazimit që Kombëtarja arriti të marrë në Çeki, i cili e mban ende në vendin e dytë të grupit E.

Kreu i FSHF shprehet se nuk është ende koha për të festuar pasi janë dhe 4 ndeshje të rëndësishme përpara për të bërë të mundur ëndrrën evropiane.

“Na duhej gjithçka na dha kjo ndeshje në Pragë.

Djemtë tanë na emocionuan me lojën, rastet e krijuara, paraqitjen e tyre dinjitoze, duke përballuar peshën psikologjike që kjo finale e katërt kishte.

Nuk është koha për të festuar ende, kemi edhe katër finale në lojë.

Më e rëndësishmja është sigurisht ajo e radhës ndaj Polonisë, të dielën e 10 shtatorit në stadiumin Air Albania, për të vetmen ëndërr që të gjithë ne kemi: Kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Faleminderit çunave, faleminderit Bajrami për golin, faleminderit Daku dhe Muja për debutimin tuaj në radhët e Kombëtares tonë, faleminderit Berisha për pritjet e jashtëzakonshme!

Faleminderit Mister Silvinjo! Faleminderit mijëra tifozëve që ishin sonte në stadium duke mbështetur Kombëtaren e zemrës! Ëndrra nuk mbyllet këtu. Ëndrra për Gjermani 2024 vazhdon”, shkruan Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat