Spalleti bëhet gati për dy duelet e vlefshme për “EURO 2024”

Futboll

Spalleti bëhet gati për dy duelet e vlefshme për “EURO 2024”

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 14:49
Luciano Spalleti

Trajneri i ri i Italisë, Luciano Spalleti, ka nisur të përvijojë ekipin e tij, ndonëse nuk ka shumë kohë për t’u përgatitur për dy takimet e radhës kualifikuese kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. 

Në këto raste trajneri natyrisht që i mbetet besnik lëvizje, metodave, formulave të fundit që ka përdorur nën drejtimin e një klubi, në rastin e Spaletit te Napoli.

Dy gjëra janë të sigurta përpara takimit kundër Maqedonisë së Veriut, sistemi i lojës 4-3-3 dhe presingu lart në gjysmëfushën e kundërshtarit.

Praktikisht siç ndodhi me Napolin e tij. Por natyrisht për të gjetur se me çfarë formacioni do të zbresë në fushë Spaleti kundër Maqedonisë së Veriut kjo mbetet për t’u parë. Kundër një mbrojtjeje të mbyllur është më e lehtë të imagjinohet Raspadori.

Në krahë mund të mendohet Politano në të djathtë dhe Kieza në të majtë. Mesfusha e mundshme me Barelën, Lokatelin dhe Tonalin, ndërsa në mbrojtje, Di Lorenco, Di Marko, Skalvini dhe Bastoni, me Donarumën në portë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat